Skip to content
Vlerësohet bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë me Komisionin Evropian, përkitazi me programimin e projekteve përmes IPA-së

Vlerësohet bashkëpunimi i Ministrisë së Drejtësisë me Komisionin Evropian, përkitazi me programimin e projekteve përmes IPA-së

Prishtinë, 13/01/2012

Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, sot u takuam me Carola Schmidt, përgjegjëse për çështjet e Kosovës në Njësinë e Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian dhe Zëvendësen e saj Leonetta Pajer.

Në këtë takim u diskutuan masat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për eliminimin e sfidave të dala nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2011, në çështjet që ndërlidhen me Ministrinë e Drejtësisë.

Po ashtu, në takim thekës të veçantë iu kushtua projekteve të programit IPA (Instrumenti para anëtarësimit), ku përfaqësueset nga Komisioni Evropian shprehen vlerësimin e tyre për një bashkëpunim shumë përmbajtjesor me Ministrinë e Drejtësisë, posaçërisht vlerësuan cilësinë e projekteve që Ministria e Drejtësisë ka dërguar për aplikim për fondet e IPA-së për vitin 2012 dhe njëkohësisht kanë mirëpritur që kjo Ministri të përgatisë projektet tjera të domosdoshme dhe konkurrues për ciklin e ri të programimit për IPA 2013.  

Foto Galeria

Skip to content