Skip to content
Vlerësohet bashkëpunimi i SHKK-së me organizatat monitoruese

Vlerësohet bashkëpunimi i SHKK-së me organizatat monitoruese

Prishtinë, 07/06/2013

Me qëllim të avancimit të qendrave Korrektuese dhe të Paraburgimit, sot Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka zhvilluar një takim me drejtoret e këtyre qendrave dhe me përfaqësuesit e organizatave monitoruese të Shërbimit Korrektues të Kosovës (Avokati i Popullit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës).
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e organizatave monitoruese të Shërbimit Korrektues të Kosovës vlerësuan bashkëpunimin që kanë me këtë shërbim dhe informuan për funksionalizimin e mekanizmit të përbashkët monitorues. Ata kërkuan që bashkëpunimi më këtë mekanizëm të jetë i drejtpërdrejt, ndërsa paraqiten disa rekomandime të tyre për qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit.
Ministri Kuçi duke vlerësuar punën e organizatave monitoruese tha se rekomandimet e tyre do të ndikojnë në avancimin e shërbimit korrektues, ndërsa nga drejtoret kërkoi që të gjitha këto rekomandime t’i kenë për bazë dhe të krijohet ambient bashkëpunues për mekanizmin monitorues në institucionet korrektuese.  
Lidhur me amnistinë, Ministri Kuçi edhe një herë e përsëriti së qëllimi i projektligjit është që amnistia të përfshije vepra të caktuara dhe jo një etnitet apo një pjesë të territorit, por çdo vepër e amnistuar do të jetë për çdo rast, respektivisht vepër dhe kryes pa dallime etnie dhe në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.
Ministri Kuçi tha se funksionalizimi i Burgut të Sigurisë së Lartë do të ndikojë në përmirësimin e kushteve në institucionet korrektuese. Ai foli edhe për mundësin e decentralizimit të kompetencave në fushën e financave në shërbimin korrektues, funksionalizimin e njësive ekonomike, nevojën e shqiptimit më të madh të dënimeve alternative, të gjitha këto me qëllim të avancimit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content