Skip to content
Vlerësohet kontributi i NATO-së në Kosovë

Vlerësohet kontributi i NATO-së në Kosovë

Prishtinë, 03/11/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, të kryesuar nga Lordi Tomas Michael Jopling.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm që po e jep NATO përmes KFOR-it në Kosovë, për të pasur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe kontributin në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK), në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale.

Zëvendëskryeministri e ka njoftuar delegacionin e NATO-së me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe angazhimet e Qeverisë në përmbushjen e prioriteteve të saja, ku sipas tij janë: integrimet euro-atlantike, sundimi i rendit dhe ligjit, zhvillimi ekonomik, integrimi i plotë i veriut të Kosovës etj.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar delegacionin e NATO-së për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në avancimin e lirive dhe të drejtave të minoritetet që jetojnë në Kosovë. 

Në anën tjetër, ka kërkuar që NATO të mbështes Kosovën për tu bërë pjesë e Procesit të Partneritetit për Paqe (PfP), si hapë i rëndësishëm në rrugën drejtë anëtarësimit në këtë organizatë dhe përfshirjen e FSK-së në programe dhe iniciativa rajonale që i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. 

Ndërsa, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, kanë vlerësuar progresin e bërë në Kosovë dhe kanë inkurajuar që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me dialog.

Foto Galeria

Skip to content