Skip to content
Vlerësohet lart bashkëpunimi Kosovë – Gjermani

Vlerësohet lart bashkëpunimi Kosovë – Gjermani

Prishtinë, 13/06/2014

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Anëtaren e Parlamentit (Bundestagut) të Gjermanisë, Marieluise Beck.

Ministri Kuçi ka njoftuar Deputeten Beck për arritjet e fundit në Kosovë, përkatësisht zhvillimet dhe reformat strukturore dhe funksionale në fushën e drejtësisë, procesin e dialogut me Serbinë, integrimin e veriut dhe për proceset e integrimit në BE, si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizim si një ndër çështjet me interes për qytetarët e Kosovës.  

Deputetja Beck dhe Zëvendëskryeministri Kuçi kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin Kosovë – Gjermani dhe kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi. Deputetja Beck vlerësoi po ashtu procesin e zgjedhjeve të fundit të zhvilluar në Kosovë dhe njëkohësisht ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë që zgjedhjet të jenë demokratike.

Ata biseduan edhe për sistemin  e gjyqësorit në Kosovë, reformat në drejtësi dhe nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. 

Foto Galeria

Skip to content