Skip to content
Vlerësohet lartë bashkëpunimi i sistemit të drejtësisë të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

Vlerësohet lartë bashkëpunimi i sistemit të drejtësisë të Kosovës dhe atij të Shqipërisë

Prishtinë, 16/11/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim një delegacion të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Kryetari i saj Bashkim Dedja. Në takim i pranishëm ishte edhe Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Kadri Kryeziu.

Ministri Kuçi vlerësoi lartë bashkëpunimin e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe atij të Shqipërisë, duke veçuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në mes të Gjykatave Kushtetuese të dy vendeve dhe njëherësh shprehu besimin e tij për thëllim të këtij bashkëpunimi. 

Ministri Kuçi njoftoi mysafiret me punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në reformimin e sistemit të drejtësisë, në veçanti në plotësimin e këtij sistemi me infrastrukturë ligjore.

Edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Bashkim Dedja, vlerësoi bashkëpunimin që po zhvillohet në mes të dy sistemeve të drejtësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për thëllim të këtij bashkëpunimi. 

Kryetari Dedja pasi përgëzoi institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë dhe janë duke e bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë, foli për punët që po bëjnë institucionet e shtetit shqiptar në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Në takim, po ashtu u bisedua edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen sistemet e drejtësisë të dy vendeve dhe mundësit e bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.  

Foto Galeria

Skip to content