Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Vlerësohet mbështetja e UNOPS-it për Burgun e Sigurisë së Lartë, gatishmëria për ndihmë në përmirësimin e infrastrukturës në veri të vendit dhe në krijimin e Akademisë së Drejtësisë

Vlerësohet mbështetja e UNOPS-it për Burgun e Sigurisë së Lartë, gatishmëria për ndihmë në përmirësimin e infrastrukturës në veri të vendit dhe në krijimin e Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 08/10/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në takim Drejtorin e Zyrës për Projekte të UNOPS-it për rajonin e Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, z. Bruce McCarron dhe stafin e tij më të ngushtë.  

Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi z. McCarron, si dhe UNOPS-in për përkrahjen e vazhdueshme financiare, organizative dhe në ngritjen e kapaciteteve vendore që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës tash e sa vite. Më konkretisht, Kuçi e falënderoi UNOPS-in për punën jashtëzakonisht të mirë dhe kualitative që po bëhet në Burgun e Sigurisë së Lartë, i cili pritet të inaugurohet gjatë këtij viti. Zëvendëskryeministri Kuçi shfrytëzoj rastin që edhe personalisht të ftoj z. McCarron dhe stafin e tij në ceremoninë inauguruese të Burgut të Sigurisë së Lartë. Lidhur me këtë të fundit, Kuçi deklaroi se: “Qëllimi im kryesor si Ministër i Drejtësisë ishte që të ndërtojmë një Burg të Sigurisë së Lartë në përputhje me të gjitha standardet evropiane e botërore dhe një burg në të cilin të drejtat e të burgosurve zbatohen me përpikëri të plotë. Në këtë drejtim, besoj që së bashku kemi krijuar të gjitha predispozitat që ky vizion i yni i përbashkët të gjejë aplikim në praktikë dhe për këtë jam i lumtur.” 

Të dyja palët vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm dhe u pajtuan që ky bashkëpunim i mirë të vazhdohet edhe në fushat e tjera. Në mënyrë specifike, Zëvendëskryeministri Kuçi pranoi garanci nga z. McCarron që UNOPS do të ndihmojë në krijimin dhe implementimin e iniciativës për Akademinë e Drejtësisë – iniciativë kjo e cila pritet të procedohet së shpejti për miratim në Qeveri, ndërsa pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas vitit 2014. 

Palët në takim biseduan edhe për ndryshimet pozitive që po ndodhin në përgjithësi në Kosovë dhe në veriun e vendit në veçanti. Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri kërkoi ndihmën e UNOPS-it, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Kosovës të hartojnë dhe zbatojnë projekte konkrete që do të përmirësojnë dukshëm infrastrukturën institucionale në veri të vendit. Për kërkesën e tillë z. McCarron ofroi garanci që UNOPS-i është i gatshëm që së bashku me Qeverinë e Republikës së Kosovës të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm që projektet e tilla të konkretizohen dhe që e gjithë kjo të rezultojë në përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës në veri të vendit.  Zëvendëskryeministrit Kuçi në këtë drejtim tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës synon që përmes investimeve të vazhdueshme dhe konkrete të përmirësoj gjendjen e infrastrukturës institucionale në veri të vendit,” gjë e cila sipas tij rrjedhimisht do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.

Gjatë këtij takimi që u karakterizua nga një frymë shumë bashkëpunuese dhe miqësore, Zëvendëskryeministri e njoftoi edhe njëherë UNOPS-in për disa nga planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndër të cilat, Kuçi përmendi planin konkret për krijimin e “Agjencisë së Inxhinieringut” në nivel qendror, si dhe planin tjetër përmes së cilit të gjitha procedurat e prokurimit do të bëhen përmes prokurimit elektronik. “Të dyja këto iniciativa do të jetësohen përmes miratimit të ligjeve përkatëse”, tha Zëvendëskryeministri Kuçi, ndërsa z. McCarron shtoi se “UNOPS është i gatshëm të vazhdojë të ndihmojë edhe në jetësimin e këtyre dy iniciativave siç edhe është duke u bërë me planin për krijimin e Agjencisë së Inxhinieringut në nivel të Kosovës.”.Krejt në fund, palët u pajtuan që bashkëpunim i deritanishëm duhet të shërbejë si shtytje për thellimin dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit duke filluar qysh tani përmes finalizimit të punimeve në Burgun e Sigurisë së Lartë, jetësimin e iniciativës për Akademinë e Drejtësisë, si dhe punës së përbashkët drejt përmirësimit të infrastrukturës në veri të vendit.  

Foto Galeria