Skip to content
Vlerësohet organizimi i bërë në shënimin e pesëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Vlerësohet organizimi i bërë në shënimin e pesëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 28/02/2013

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka organizuar një takim me Këshillin Organizativ për Shënimin e Pesëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Organizativ, Zëvendëskryeministri Kuçi ka falënderuar dhe ka ndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin e shënimit të pesëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në veçanti ka falënderuar anëtarët e Këshillit Organizativ për punën e mirë që kanë bërë.

Edhe në këtë takim është ripërsëritur kërkesa që Presidentja e Republikës së Kosovës të bëjë dekorimin me “Urdhrin e Pavarësisë” për Anëtarët e Grupit të Unitetit dhe Deputetët e Kuvendit të Kosovës, që më 17 Shkurt 2008, kanë shpallur Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content