Skip to content
Vlerësohet progresi i madh i Ministrisë së Drejtësisë

Vlerësohet progresi i madh i Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë, 19/10/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael L. Giffoni, 

Me këtë rast, Ambasadori Giffoni vlerësoi progresin e madh të Ministrisë së Drejtësisë nënë udhëheqjen e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë Kuçi.

Gjatë këtij takimit Ambasadori Giffoni dhe Zëvendëskryeministri Kuçi e vlerësuan të shkëlqyeshëm bashkëpunimin e Qeverisë së Italisë dhe Qeverisë së Kosovës, bashkëpunim ky i cili do të finalizohet edhe me tri marrëveshje në fushën e drejtësisë, marrëveshje këto që do të nënshkruhen gjate këtij viti, sipas dakordimit të palëve. 

Zëvendëskryeministri Kuqi e falënderoi Ambasadorin Giffoni dhe Qeverinë italiane për kontributin e vazhdueshëm që po e japin në interes të zhvillimit të Kosovës dhe interesit reciprok të dy vendeve mike.  

Foto Galeria

Skip to content