Skip to content
Vlerësohet puna e Ekipi profesional në menaxhimin e Qendrës Korrektuese të Dubravës

Vlerësohet puna e Ekipi profesional në menaxhimin e Qendrës Korrektuese të Dubravës

Prishtinë, 28/09/2012

Gjendja e përgjithshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës është përmirësuar dukshëm nga koha kur kjo qendër po menaxhohet nga Ekipi i përkohshëm profesional, kështu u tha sot gjatë vizitës që Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Peter Bach, Shef i Koponentës së Drejtësisë në EULEX, i bënë kësaj qendre.

Me këtë rast, Ekipin profesional ka njoftuar Ministri Kuçi dhe përfaqësuesin e EULEX-it  Bach, për veprimet që kanë marrë dhe ato që do t’i ndërmarrin për të përmirësuar edhe më shumë gjendjen e përgjithshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Në anën tjetër Ministri Kuçi pasi ka përgëzuar Ekipin profesional për punën që kanë bërë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe mbështetjen e plotë që ka ofruar për ta, ka kërkuar që të vendosët rënd dhe ligj më i madh, gjithmonë duke i respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut, sipas Ministrit Kuçi, në këtë qendër duhet të ketë kontroll më të madh gjatë sistemimit të brendshëm dhe vizitave brenda qendrës, të luftohen dukurit negative, korrupsionin, nepotizmi, të mbikëqyren më shumë çështjet që kanë të bëjnë me spitalin, kërkesat për lirime gjatë vikendeve, propozimet për lirim më kusht, propozimet për falje dhe të ketë kontroll më të madh të gjitha furnizimeve që bëhen në këtë qendër.

Edhe përfaqësuesit e EULEX-it, Peter Bach dhe Stiven Jonson kanë vlerësuar përmirësimet që janë bërë në këtë qendër, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të këtij misioni, për Shërbimin Korrektues në përgjithësi dhe Qendrën Korrektuese të Dubravës në veçanti. 

Foto Galeria

Skip to content