
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Ministria e Drejtësisë po vazhdon të bashkëpunojë dhe koordinohet me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për të gjitha objektivat dhe aktivitetet në fushën e drejtësisë, me qëllim të avancimit të procesit të vazhdueshëm të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Me këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë ka bashke-koordinuar lansimin e dialogut të strukturuar nga Bashkimi Evropian për Kosove në fushën e Sundimit të Ligjit, si dhe ka bërë përpjekje të vazhdueshme që kërkesat që dalin për liberalizimin e vizave, e që i përkasin fushë-veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë, t’i përmbushë në një kohë sa më të shpejtë, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. dr. Hajredin Kuçi, para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Ministri Kuçi tha se “Ministria e Drejtësisë ka vazhduar të punojë në sjelljen e një reforme ligjore në sistemin e drejtësisë, e që tërthorazi i kontribuojnë kërkesave për liberalizimin e vizave. Në mesin e tyre vlen të përmendet Kodi i ri i Procedurës Penale: tashmë i është dorëzuar Kuvendit dhe Komisionet kanë filluar të punojnë në të. Ky Kod, përveç kohës rekord gjatë së cilës është dashur të përgatitet, sjellë shumë procedura të reja si dhe ka fshirë shumë të tilla të vjetra në mënyrë që të arrihet efikasitet i procedurës, duke u përkujdesur në të njëjtën kohë për të garantuar të drejtat e njeriut, po ashtu, Kodi i ri Penal i cili është miratuar nga Kuvendi, por është kthyer pas nga Presidentja për të ndryshuar nenet 37 dhe 38”.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit Ministri Kuçi ka thënë se Ministria e Drejtësisë deri më tani ka hartuar një pako jo të vogël të ligjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke hartuar këto ligje të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ai me këtë rast ka veçuar: Ligji për mbrojtjen e Dëshmitarëve; Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale; Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik; Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik; Ligji për mbrojtjen e informatorëve; Ligji për përgjegjësinë penale të personave juridik.
Ministri Kuçi si parakusht tjetër për Liberalizimin e vizave e ka paraqitur edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë, ndërsa ka folur edhe për takimin e parë të zhvilluar në Bruksel lidhur me fillimin e “Dialogut të strukturuar për sundimin e rendit dhe ligjit”, në mes të Kosovës dhe BE-së.
Anëtaret e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, përveç pyetjeve që parashtruan për Ministrin Kuçi, kanë vlerësuan punën e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i integrimeve