Skip to content
Votohet në Qeveri Komisioni për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Votohet në Qeveri Komisioni për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Prishtinë, 12/10/2023

Para anëtareve të Qeverisë, ministrja Haxhiu tha se përbërja e Komisionit të ri për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, do të jetë nga anëtarë të cilët gëzojnë integritet të lartë moral e profesional dhe i përmbushin kushtet ligjore për të qenë pjesë e këtij Komisioni.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë është kujdesur që gjatë përbërjes së këtij Komisioni, të përmbush kërkesën për barazi gjinore dhe po ashtu të plotësoj kriterin e përfshirjes së komuniteteve në këtë komision.

Komisioni për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, sipas ministres Haxhiu do të jetë kompetent për vlerësimin e njohurive të kandidatëve për dispozitat ligjore dhe praktikën në fushën e drejtësisë, njohurive për institucionet juridike, shkathtësitë e të argumentuarit dhe të shkrimit juridik si dhe të gjykuarit sipas ligjit.

Përbërja e komisionit do të jetë:

Fejzullah Rexhepi, Kryetar i Komisionit dhe zv. kryetar i Komisionit Faton Bajrami, pyetës për lëndën E drejta civile (materiale dhe procedurale);

Sebahate Hoxha, anëtare dhe zv. anëtar Ersan Qavolli, pyetës për lëndën E drejta penale (materiale dhe procedurale);

Nora Bllaca Dula, anëtare dhe zv. anëtare Afërdita Mulhaxha, pyetës për lëndën E drejta kushtetuese dhe bazat e sistemit gjyqësor;

Franciska Ymeri Zhitia, anëtare dhe zv. anëtare Saranda Bogaj Sheremeti, pyetës për lëndën E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative; dhe

Rrustem Thaçi, anëtar dhe zv. anëtare, Javorka Prlinčević pyetës për lëndën E drejta ndërkombëtare (private dhe publike) dhe E Drejta e Bashkimit Evropian.

Foto Galeria

Skip to content