Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Zbatimi i Projektit TIK/SMIL

Zbatimi i Projektit TIK/SMIL

Prishtinë, 06/03/2019

Qëllimi i kësaj ceremonie ishte me theks të veçantë Faza e tretë e Projektit të SMIL, në mënyrë që të diskutohet progresi i arritur, hapat e tanishëm, si dhe zotimi dhe angazhimi për të realizuar në plotni Sistemin për Menaxhim të Lëndëve në Sistemin e drejtësisë së Kosovës.
 
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, Kryesuesi i Këshillit Prokuorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, z. Per Strand Sjastad, si dhe Kryeprokurorë dhe Kryetarë të Gjykatave.

Me këtë rast, pjesëmarrësit si dhe palët e interesit patën rastin të diskutojnë për hapat dhe veprimet e përbashkëta në bazë të përgjegjësive dhe kompetencave të tyre në mënyrë që t’i bashkërendojnë ato për realizim të suksesshëm të Projektit SMIL. Sistemi për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL) si një faktor i rëndësishëm i reformave në sistemin e drejtësisë, prandaj edhe ka nevojë për marrjen e vendimeve të duhura dhe pa hezitim nga palët e përfshira gjatë procesit të automatizimit të shërbimeve, si dhe të shprehin zotime dhe angazhime të reja në procesin e zbatimit të Projektit SMIL. 

Në këtë aspekt, bashkërendimi i dy Këshillave – Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe mbështetja nga ana e Kuvendit të Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe nga donator nuk do të mungojë në të ardhmen, në mënyrë që të arrihet edhe qëllimi final i Projektit të Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve, e që është një vegël jetike për gjyqësorin e Kosovës. Palët e përfshira u zotuan ti marrin të gjitha hapat e nevojshëm si dhe vendimet e duhura për të siguruar zbatim të plotë të projektit në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. Me këtë rast, u çmua lart kontributi i dhënë nga shteti Norvegjez, si me mbështetje financiare dhe profesionale në zbatimin e Sistemit për Menaxhim të Lëndëve. 

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Bahri Hyseni dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, theksuan se Projekti i SMIL-it do të zbatohet në plotni pa marrë parasysh sfidave që mund të dalin përpara, duke përmendur  ndryshimet pozitive që Projekti SMIL tashmë ka sjellë në procesin e punës së sistemit prokurorial dhe atij gjyqësor në Kosovë. Sipas tyre, funksionalizimi i plotë i SMIL-it duhet të bëhet dhe se nuk ka alternativë tjetër, dhe theksuan që ndryshimet e nevojshme normative për aplikimin e sistemit tashmë janë bërë.

Do të ketë monitorim të vazhdueshëm të zbatimit të gjitha fazave zbatuese si dhe do të ndërmerren masa ligjore konkrete ndaj të gjithë atyre, të cilët mund të ngadalësojnë dhe pengojnë përdorimin e SMIL-it, sepse vet sistemi do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e transparencës, llogaridhënies, besueshmërisë, planifikimit më të mirë, shpejtësisë si dhe efikasitetit më të madh në punë. 

Këtij projekti i ka ofruar mbështetje të madhe edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, si dhe Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, të cilët thanë që në bazë të kompetencave të tyre institucionale do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, me qëllim të arritjes së efekteve pozitive në punën e sistemit të drejtësisë së Kosovë.

Ndërsa, Ambasadori norvegjez në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Per Strand Sjastad, tha se SMIL-i do të mbështetet si në aspektin financiar ashtu edhe përmes ekspertizave dhe përvojave të ekspertëve norvegjezë, dhe theksoi se shteti norvegjez do të mbetet i angazhuar në zbatimin e Memorandumit të përbashkët të Bashkëpunimit për fazën konsoliduese të projektit për periudhën 2019-2021, duke kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve kosovare që të ushtrojnë ndikimin e tyre ligjor dhe institucional për realizimin e plotë të projektit SMIL.  

Projekti SMIL është iniciuar në shkallë kombëtare dhe është financuar nga Qeveria e Norvegjisë me mjete financiare prej përafërsisht 10 Milion Euro,  për të përmirësuar efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën në sistemit të drejtësisë, ndërsa përgjegjës për zbatimin e Projektit të Sistemit për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL) janë Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.  

Foto Galeria