Skip to content
Zbulohet dhe konfiskohet një revole në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Zbulohet dhe konfiskohet një revole në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Prishtinë, 21/03/2013

Pas marrjes se disa informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ekzistimin e një arme brenda perimetrit të banimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, Drejtori i kësaj qendre, menjëherë ka urdhëruar Njësitin për Intervenim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, për fillimin e bastisjeve.

Bastisja e Njësitit për Intervenime ka rezultuar me gjetjen e një revole të tipit “Beret” e kalibrit 7.65 mm.

Me qëllim të sigurimit që në këtë qendër nuk ka mjete tjera të rrezikshme, Njësiti për Intervenime i Shërbimit Korrektues të Kosovës, është duke vazhduar bastisjen.

Drejtoria e Qëndresë Korrektuese në Dubravë, lidhur me rastin ka njoftuar organet kompetente, Policin e Kosovës dhe Prokurorinë, për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, do të formojë komision të brendshëm për të hetuar futjen e armës brenda perimetrit të banimit të kësaj qendre. 

Foto Galeria

Skip to content