Pas marrëveshjes së arritur në mes të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me këshillin e të burgosurve grevist të Qendrës Korrektuese të Dubravës, këta të fundit kanë ndërprerë grevën.
Pas rekomandimeve të ministri Kuçi, drejtuar presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës, që në amandamentimin e Kushtetutës të përfshihet edhe Instituti i Amnistisë dhe pas futjes së këtij instituti si kategori kushtetuese, Ministria e Drejtësisë do të përgatis Ligjin për Amnisti dhe do ta procedojë për aprovim.