Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim, z. Borko Stefanovic, shef i delegacionit të Serbisë, në bisedime teknike me Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim, z. Borko Stefanovic, shef i delegacionit të Serbisë, në bisedime teknike me Kosovë

Prishtinë, 12/05/2011

 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim, shefin e delegacionit të Serbisë në bisedime teknike me Kosovën, Borko Stefanovic.

Në këtë takim, u bisedua për tema të cilat rrjedhin nga takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohen në Bruksel, ku të dy palët shprehen vullnetin dhe gatishmërinë, për të vazhduar takimet e karakterit teknik dhe për të kërkuar zgjidhje që i preokupojnë qytetarët e të dyja palëve, në interes të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri Kuçi, shprehi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi, për të krijuar klimë pozitive, që palët të gjejnë interesin reciprok.

Nga ana e tij, kryenegociatori i Serbisë, Stefanovic, e falënderoi Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, për pritjen gjatë vizitës së tij dhe premtoi që do të kontribuojë pozitivisht në dinamiken e bisedave të karakterit teknik.  

Foto Galeria

Skip to content