Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do ta vizitojë Malin e Zi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do ta vizitojë Malin e Zi

Prishtinë, 21/05/2011

Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë të Malit të Zi, Dushko Markoviç, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, të mërkurën me 25 maj, do ta vizitojë Malin e Zi.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Kuçi, në Podgoricë do të takohet me homologun e tij Markoviç, me të cilin do të bisedojë për finalizimin e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale (marrëveshjen për ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe bashkëpunim gjyqësor në çështje penale).

Ministri Kuçi i cili në këtë vizitë shoqërohet nga kryetari i Këshillit Prokurorial, njëherësh kryeprokuror i Kosovës, Ismet Kabashi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, do të pritën në takim edhe nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.  

Skip to content