Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të reagojë në mënyrë ligjore, për të gjitha shkeljet që do të evidentohen në Ministrinë e Drejtësisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, do të reagojë në mënyrë ligjore, për të gjitha shkeljet që do të evidentohen në Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 17/04/2011

Ministria e Drejtësisë njoftonë opinonin publik dhe mediat, lidhur me disa shkrime të paraqitura në media, në të cilat paraqitën disa parregullsi në procedurat e tenderimeve në Departamentin e Prokurimit të kësaj ministrie, që këto janë procedura që kanë filluar para ardhjes së zëvendëskryeministrit, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, si Ministër i Drejtësisë.

Por, ministri Kuçi premton së do të shikohet seriozishtë çdo procedurë dhe në ato rastë ku evidentohen shkelje në procedurat e porkurimit në MD, do të merrën masa ligjore. 

Andaj i ftojmë mediat dhe qytetarët, që të evidentojnë çdo shkelje të mundshme në Ministrinë e Drejtësisë dhe t’i publikojnë ato, si dhe të bashkëpunojnë me organët e drejtësisë për luftimin e çdo veprimi joligjor.

Skip to content