Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ftohet për vizitë zyrtare në Austri

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ftohet për vizitë zyrtare në Austri

Prishtinë, 03/08/2012

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Ambasadorin Austriak z. Johan Brieger, i cili i bëri ftesë për vizitë zyrtare në Austri për tu takuar me homologen e tij, znj. Beatrix Karl.

Në takim gjithashtu u diskutua për Shkëmbimin e Letrave në mes te Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për vazhdimin e mandatit te EULEX-it.  Ministri Kuçi theksoi që është e domosdoshme të përcaktohet afati kohore i Misionit të EULEX-it, dhe të njoftohen të gjithë akterët e duhur Kosovar, për gjyqtarët dhe prokurorët që do të shërbejnë pranë këtij misioni në Kosovë, në të ardhmen.

Ministri Kuçi gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës dëshiron të punoj ngushtë me BE-në dhe të përmbush kriteret në fushën e sundimit te ligjit të BE-së, dhe te vazhdojë të jetë shume aktive në dialogun e sundimit të ligjit, edhe pas 2014.

U përmenden edhe raportet e shkëlqyera në mes të Republikës së  Kosovës dhe Austrisë, të cilat do të  vazhdojnë të zhvillohen edhe më tej.
 

Foto Galeria

Skip to content