Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, gjatë kësaj jave do të vizitojë Greqinë, Turqinë dhe Slloveninë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, gjatë kësaj jave do të vizitojë Greqinë, Turqinë dhe Slloveninë

Prishtinë, 10/04/2011

 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, nesër do të udhëtojë në Greqi, ku nga 11 e deri më 13 prill, në Athinë, do të merrë pjesë në Konferencën e Bankës Botërore dhe të Organizatës së të Drejtës Publike Evropiane për rolin e “Sistemeve të Drejtësisë në vendet e Evropës dhe të Azisë Qendrore”, ku do të jetë në mesin e folësve kryesor të kësaj konferencë.

Me datën 14 prill, në Ankara të Turqisë, ministri Kuçi, do të laurohet me titullin e nderit “Doctor Honoris Causae”, nga Universiteti i Bozokut në Yozgat.

Ndërsa, me 15 dhe 16 prill, ministri Kuçi, do të merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perendimor, që mbahet në Brdo afër Kranjit në Slloveni. 

Skip to content