Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, paraqiti prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, paraqiti prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2012

Prishtinë, 17/01/2012

Ministria e Drejtësisë këtë vit veçanërisht do të jetë përgjegjëse për sponsorizimin dhe ndryshimin e ligjeve bazike për Republikën e Kosovës, të cilat dalin si rezultat i strategjisë dalëse të misionit të EULEX-it si dhe të harmonizojë legjislacionin primar dhe atë sekondar që rrjedh nga përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë, Ministria e Drejtësisë do të hartojë e më pas Kuvendi i Kosovës do të duhet që të miratojë disa ndryshime të Ligjeve bazë për të siguruar funksionimin e shtetit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur.

Veç të tjerash, Ministria e Drejtësisë do të kujdeset që Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, Kodi i Procedurës Penale dhe Ligjit për Ekzekutimin e sanksioneve penale të përfundojnë së hartuari në 6-mujorin e parë të këtij viti, derisa Kodi Civil, Ligji për Avokaturën Shtetërore dhe Ligji për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, — do të jenë prioritetet fundamentale në fushën e hartimit të legjislacionit për këtë vit.

PRIORITETET E AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE KONFISKUAR PËR VITIN 2012:

•    Funksionimi i plotë i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të sekuestruar;
•    Do të bëhet profilizimi i Agjencisë që të administroj pasuritë e sekuestruar ose të konfiskuar të pajustifikueshme që rrjedhin kryesisht nga veprat penale te krimit te organizuar, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
•    Përfitimi i përvojave nga vendet tjera për funksionim më të mirë të Agjencisë; 
•    Miratimi i planit të punës që adreson rekomandimet të bëra nga ekspertët ndërkombëtarë në lidhje me objektivat, procedurat, si dhe stafin për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar;
•    Krijimi i një sistemi të centralizuar të të dhënave, përmes të cilit do të përcillet dhe menaxhohet pasuria e sekuestruara ose te konfiskuar;
•    Negocimi i marrëveshjes me ministrin e financave-thesarit për zvogëlimin e kostos se Agjencisë për administrimin e pasurive të konfiskuara nga fondi/assetet e transferuara ne buxhetin e konsoliduar;
•    Identifikimi dhe kontrata me menaxherët e pronës për të trajtuar pasuritë e veçanta si prona të patundshme, biznese  dhe blegtori;
•    Shqyrtimi  procedurave për auditimet e pavarura për të siguruar përputhjen me standardet ndërkombëtare;
•    Sigurimi i hapësirave të nevojshme për punë të Agjencisë; 
•    Ngritja e kapaciteteve, përmes trajnimit, aftësimit dhe ngritjes profesionale të stafit e sidomos të departamentit të pranimit, ruajtjes së vlerës dhe shitjes si departament operacional i Agjencisë;
•    Bashkëpunimi ndërkombëtar për identifikimin dhe administrimin e pasurive që gjenden jashtë kufijve;
•    Bashkëpunimi i ngushtë dhe efikas ndërinstitucional me Gjykatat, Prokurorinë, Policinë, Doganat dhe organet tjera kompetente për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurive me qellim të luftimit të krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit në Kosovë; 
•    Koordinimi paraprak i veprimeve me organet kompetente për sekuestrim ose konfiskim (kur kjo është e mundur, duke përfshire vlerësim paraprak te kostove dhe mjeteve që nevojitën për menaxhimin në mënyrë që organi kompetent të përcaktoj llojin e duhur të masës parandaluese); 

PRIORITETET E SHËRBIMIT KORREKTUES DHE SHËRBIMIT SPROVUES TË KOSOVËS PËR VITIN 2012:

•    Ndërmarrjen e masave adekuate ndaj stafit të SHKK që përdorin dhunë apo bëjnë abuzimit të mundshëm në qendrat Korrektuese dhe ato të paraburgimit;
•    Rritja e ndëshkimeve për shkeljet e bëra nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues si dhe rishikimi i  procedurave të objekteve korrektuese  për të siguruar që ato ofrojnë masa të duhura për parandalimin e torturës dhe abuzimit të mundshëm të të burgosurve (rishikohet nëse është e nevojshme), trajnimi  i oficerëve korrektues  në standardet e të drejtave të njeriut dhe si të zbatohen ato në burgje, dhe për të rritur dënimet për zyrtarët e SHKK kush abuzon/ose torturon të burgosurit;
•    Funksionalizimi i bazës së të dhënave për Shërbimin Korrektues të Kosovës përmes të cilave do të bëhet sigurimi(ofrimi) i të dhënave të besueshme për numrin e të burgosurve si dhe Programi Planifikues efektiv për ri-integrimin social;
•    Ndërmarrjen e masave adekuate për të luftuar korrupsionin në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës duke përfshirë;

1.    Bërjen e një fushate ndërgjegjësimi në mesin e të burgosurve dhe familjeve të tyre për kundër-korrupsionin dhe çfarë të bëhet nëse korrupsioni është identifikuar;
2.    Rritja e ndëshkimeve për oficerët korrektues për pranimin e ryshfeteve ose angazhimit në praktika korruptive;
3.    Krijimi i procedurave për bërjen e vizitave të paparalajmëruar ne burg me qëllim identifikimin e praktikave korruptive;
4.    Instalimi i kamerave, survejimi (monitoruese) në pavijonet e burgut për të ndihmuar në identifikimin e korrupsionit (identifikimi i donatorëve potencial).

Ngritja e kapaciteteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe rritja e kapacitetit të SHKK përmes trajnimit, sigurimit të pajisjeve, objekteve, etj;

•    Renovimet e institucioneve korrektuese; 
•    Ofrimi i asistencës së nevojshme për përfundimin e Objektit të Burgut të Sigurisë së lartë;
•    Rritja e kapaciteteve në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës; 
•    Formimi dhe forcimi i njësisë Ekonomike në kuadër të SHKK-së;
•    Rritja e numrit të  shqiptimit të masave dhe dënimeve alternative dhe inkurajimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për shqiptimin e masave dhe Dënimeve Alternative, sidomos për madhorët përmes trajnimeve, seminareve, tryezave, punëtorive të përbashkëta me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, zyrtarë sprovues dhe partnerë të tjerë; 
•    Zhvillimi i programeve për rehabilitimin dhe re integrimin në shoqëri të kryesve të veprave penale përmes organizimit të Punëtorive në bashkëpunim me SHKK, ku do të marrin pjesë ekspert ndërkombëtar në lëmit përkatëse me qëllim të arritjes së re integrimi dhe rehabilitimi i personave me masa dhe dënime alternative, përkatësisht  aftësimi profesional, hartimit të skemave të ndryshme të punësimit etj;
•    Vendosja e 200 të burgosurve në burgun e Smerkonicës;
•    Bartja e Hotelit “Vicianum”, në kompetencat e Qeverisë së Kosovës;
•    Sistemi shëndetësor i SHKK-së do të bartet në Ministrinë e Shëndetësisë;
•    Do të bëhet regjistrimi i Depove në mënyrën elektronike;
•    Do të të vendosen matësit elektronik dhe ata fizik në të gjithë rezervuarët e naftës që posedon SHKK;
•    Do të bëhet nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrativ mbi vazhdimësinë e punës së institucioneve ekzistuese Korrektuese në Kosovë dhe themelimi i shoqërive tregtare në institucionet Korrektuese;  
•    Do të bëhet trajnimi i stafit për menaxhim e Burgut të Sigurisë së  Lartë;
•    Do të shikohet mundësia që përmes ndonjë donatori të përkrahet SHSK për mbikëqyrjen elektronike të personave me masa dhe dënime alternative; 
•    Do të përgatiten propozimet që obligojnë ministritë tjera që të pranojnë në punë për risocializim të personave më dënime alternative;
•    Do të përgatiten memorandume bashkëpunimi nga SHSK dhe Departamenti ligjor i MD, që të obligohen ministritë e tjera për trajtim të personave të dënuar me masa dhe dënime alternative duke u bazuar në dispozitat ligjore. Këto marrëveshje do të nënshkruhen në nivel Qeveritar;  
•    Do të përgatitet programi për sensibilizimin e publikut për veprimtarin e SHSK-së;

PRIORITETET E DEPARTAMENTI PËR ÇËSHTJE LIGJORE PËR VITIN 2012:

Gjatë vitit 2012 DÇL pritet të hartoj këto projektligje:

•    Projektligji për Akademinë e Drejtësisë, 
•    Projektligji për kundërvajtje, 
•    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-199 për Gjykatat,
•    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës 
•    Projektligji për avokaturën shtetërore 
•    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-008 për procedurën  përmbarimore
•    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-191 për ekzekutimin e sanksioneve penale 
•    Projektligji për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të kundërligjshme 
•    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale Nr. 2003/26 
•    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Ligji Nr. 03/L-010 për noterinë; dhe 
•    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-006 për procedurën kontestimore.

Aktivitetet tjera të DÇL do të jenë:

•    Riorganizimi dhe ristrukturimi i Departamentit Ligjor në njësi organizative më efektive në pajtim me Planin zhvillimor të Ministrisë dhe dokumentet tjera strategjike;
•    Ngritja e kapaciteteve profesionale, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për përfaqësimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera në procedurat gjyqësore dhe të arbitrazhit;
•    Hartimi dhe finalizimi i të gjitha akteve nënligjore në fushëveprimin e Ministrisë së Drejtësisë;
•    Në komisionin për hartimin e  i ligjeve do të ftohen të jenë edhe përfaqësuesit e Odes së Avokatëve dhe Shoqatës së Juristëve;
•    Në strategjinë legjislative të vitit 2012 të ketë koordinim me institucionet tjera të drejtësisë dhe të merren parasysh ndonjë kërkesë eventuale e tyre;
•    Do të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ndërsa deri në fund Gushtit të bëhet harmonizimi i akteve nënligjore në përputhje me LESP;
•    Do të fillohet me hartimin e Kodit Civil;
•    Do të fillohet me definimin e llojeve të pronave;
•    Përgatitja e bazës së të dhënave të përfaqësimit gjyqësor;
•    Publikimi i të gjitha rasteve të përfaqësimit gjyqësor ku përfshihet emri i përfaqësuesit dhe zgjedhja e lendes, në ueb-faqe të MD-së; dhe
•    Hartimi dhe finalizimi i Rregullores për procedurat e përfaqësimit gjyqësor dhe dërgimi i saj për miratim në Qeveri.

PRIORITETET E DEPARTAMENTIT PËR BASHKËPUNIM JURIDIK NDËRKOMBËTARË PËR VITIN 2012:

•    Hartimi i akteve nënligjore të legjislacionit përkatës sa i përket fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
•    Nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Kroacinë, Gjermaninë, Italinë, SHBA-të, Hungarinë, Bullgarinë, Malin e Zi, etj.,;
•    Krijimi i hapësirave për arkivin dhe sigurinë e rasteve konfidenciale.

PRIORITETET E DEPARTAMENTI TË MJEKËSISË LIGJORE PËR VITIN 2012:

•    Mbledhja e informatave shtesë për Personat e Zhdukur;
•    Informimi dhe dorëzimi i rasteve të familjet e afektuara;
•    Vazhdimi i procesit të identifikimeve të gabuara (në rastet ku dyshohet që identifikimi i gabuar është i mundshëm);
•    Do të përfundojë procesi i fuzionimit të institutit në DML në bazë të memorandumit në mes të MD dhe MSH; 
•    Do të bëhet Digjitalizimi i arkivës së luftës në DML;
•    Do të bëhet sigurimi i aparaturës së nevojshme për DLM.

PRIORITETET E DEPARTAMENTIT PËR INTEGRIM EVROPIAN DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE PËR VITIN 2012:

•    Organizimi me sukses i  takimit tre (3) ditor i nën-komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri në kuadër të DPSA-së; 
•    Themelimi dhe funksionalizimi i grupit punues nën sektorial për Koordinimin e Donatorëve;
•    Ngritja e kapaciteteve të ministrisë në aspektin e mbështetjes metodologjike për procedurat e përgatitjes dhe menaxhimin e projekteve;
•    Hartimi i një plani vjetor dhe një Plani shumëvjeçar për ndihmën e donatorëve në të gjithë dikasteret;
•    Koordinimi dhe adresimi i saktë i të gjitha projekteve që asistojnë MD;
•    Fillimi i proceduarve për gjetjen e donatorëve për instalimin e  prokurimit elektronik në MD. 

PRIORITETET E DEPARTAMENTIT TË ADMINISTRATËS DHE PERSONELIT PËR VITIN 2012:
                                    
•    Vënia apo aplikimi i plote dhe marrja ne menaxhim të sistemit te Programit “Lëvizshmëria e veturave me sistemin GPS” me gjitha fazat;
•    Zëvendësimi i të gjitha kontratave te punës me Akt emërime; 
•    Zhvillimi i Qendrës së sistemit të teknologjisë së informacionit te DTI-se ne MD ne kuadër te E_Qeverisjes;
•    Zhvillimi Qendrën e Bazave  të Dhënave ne kuadër te E_qeverisjes;
•    Zhvillimi dhe sigurimi rrjetit  komunikues te MD-se ne kuadër te E_qeverisjes me MAP-in;
•    Funksionalizimi i tërësishëm i bazës së të dhënave përkitazi me vijueshmërinë e stafit te MD, projekt ky zhvilluar  ne kuadër te E_qeverisjes;
•    Në koordinim me MAP-in do të behet unifikim dhe Integrimin e Data Bazave të Ministrisë së Drejtësisë, i cili do të përfshijë të gjitha Data Bazave qe janë funksionale ne MD , e disa qe nuk  janë funksionale (do te shikohet dhe studiohet gjendja e te gjitha aplikacioneve veç e veç) si dhe do bëhet trajnimi mese i domosdoshëm për gjithë zyrtaret e MD-së e në veçanti te personelit të DTI-së duke par avancimin e përditshëm te sistemeve te ndryshme te kohës  dhe aplikacioneve me te reja  ne lëmin e Teknologjisë Informative;
•    Mbikëqyrja e shpenzimeve përmes raporteve të rregullta buxhetore, për të siguruar se paratë e taksapaguesve të Kosovës shpenzohen në  mënyrë  të  drejtë  dhe të gjitha pagesat bëhen NT aspekt të drejtë dhe mbi baza ligjore;
•    Bashkëpunimi dhe bashkë-përcjellja e objekteve kapitale te Ministrisë se Drejtësisë te cilat aktivitete-procedura zhvillohen nga MAP-i bazuar ne Memorandumin e mirëkuptimit MD-MAP;
•    Do të paraqitet me shkrim arsyetimi për inicimin e procedurës se ndryshimeve dhe plotësimeve të Rregullores nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit dhe Rregullores për përgjegjësinë disiplinore e materiale të nëpunësve civil, e cila kërkesë do të procedohet në Qeveri;
•    Do të bëhet Evidenca e faturave për furnizime respektivisht obligimet e kryera të bëhet përmes Arkivës Qendrore të Ministrisë së Drejtësisë si dhe përcjellja e gjitha shkresave dhe akteve tjera;
•    Do të vihet në funksion Projekti E-Pasuria edhe në SHKK.

PRIORITETET E INSTITUTIT PËR HULUMTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS PËR VITIN 2012:

•    Grumbullimi, plotësimi dhe sistemimi i të dhënave;
•    Hartimin dhe miratimin e ligjit për Institutin;
•    Plotësimi me kuadër shkencorë, profesional e administrativë të Institutit;
•    Vendosja e bashkëpunimit me Institucione simotra në rajon si dhe me  organizata joqeveritare e  qeveritare që merren me të drejtat e njeriut;
•    Krijimi i Bibliotekës së Institutit.

PRIORITETET E ZYRËS PËR PROFESIONE TË LIRA PËR VITIN 2012:

•    Funksionalizimi i plotë i sistemit Noterial në Republikën e Kosovës;
•    Fillimi i fazës së dytë të rekrutimit të Noterëve;
•    Përditësimi dhe Hartimi i Doracakut të Jurisprudencës;
•    Zhvillimi dhe implementimi edhe me tutje i Ndërmjetësimit.

PRIORITETET E KOMISIONIT PËR NDËRMJETËSIM PËR VITIN 2012:

•    Funksionalizimi i plotë i procesit të ndërmjetësimit – zbatimi ne praktike i ndërmjetësimit;
•    Krijimi i kushteve për procedurën e ndërmjetësimit dhe koordinimi i referimit të rasteve nga institucionet relevante (gjykatat, prokurorit etj.);
•    Ngritja e kapaciteteve të institucioneve relevante përmes organizimit të seminareve për gjyqtarë, prokuror dhe avokatë lidhur me procesin e ndërmjetësimit; 
•    Fushatë sensibilizuese me aktorë tjerë në ndërmjetësim (Qendra për Punës Sociale, Polici, Kompani të Sigurimeve, Banka, etj.);
•    Organizimi i trajnimeve të avancuara për ndërmjetës dhe profilizimi i ndërmjetësve ne fusha te specializuara;
•    Trajnimi i ndërmjetësve për ndërmjetësim ne procedurën për te mitur; 
•    Zgjerimi i ndërmjetësimit në tërë Kosovën (pilot projekte në Mitrovicë dhe Prizren);
•    Shkëmbimi i përvojave në fushën e ndërmjetësimit përmes konferencave, seminareve dhe vizitave studimore;
•    Krijimi i data bazës së të dhënave për rastet në ndërmjetësim.

BASHKËPUNIMI ME KËSHILLIN GJYQËSOR DHE KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS:

Pas sigurimit të lokacioneve të punës brenda ish-Ndërtesës së Bankës së Lubjanës nga ana e Qeverisë së Kosovës për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Ministria e Drejtësisë do të avancojë edhe më tej bashkëpunimin me të gjitha Gjykatat e rregullta dhe Prokuroritë e të gjitha niveleve në rang vendi, për çka do të kujdeset që brenda këtij viti t’ia përgatis të gjithë infrastrukturën e nevojshme ligjore. Ministria e Drejtësisë do të koordinojë dhe avancojë edhe më tej punët për një bashkëpunim më të mirë me KGJK, KPK dhe me Gjykatën Supreme. Duke pasur parasysh, që riorganizimi i kompetencave lëndore dhe territoriale do të ndryshohet nga janari i vitit 2013 për Gjykatat dhe Prokuroritë, Ministria e Drejtësisë gjatë këtij viti do të kujdeset për infrastrukturën përcjellëse ligjore dhe kujdesin institucional për sigurimin e fondeve për shtimin e  numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE QË MERREN ME DREJTËSI NË KOSOVË (EULEX):

Ishte Ministria e Drejtësisë ajo që në vitin e parë të mandatit të z. Kuçi si ministër i Drejtësisë e proklamoi strategjinë dalëse për Misionin Evropian të sundimit të ligjit – EULEX.

Pas inicimit vitin e kaluar, në vitin 2012do të funksionalizohet dhe do të marrë kuptim të plotë procesi i transferimit të kompetencave në fushën e sundimit të ligjit nga EULEX-i tek institucionet vendore të drejtësisë. Përveç udhëheqjes së procesit të nevojshëm politik në shtyrjen përpara të këtij procesi, Ministria e Drejtësisë do të jetë udhëheqëse e procesit të amandamentimit të të gjithë infrastrukturës ligjore që del nga ky tranzicion. 

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me EULEX në sferat e ndryshme të Drejtësisë, e veçanërisht në kuadër të kompetencave të tyre në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore dhe atij për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Fokus të veçantë do të ketë forcimi i kapaciteteve të Ministrisë sonë për të mundësuar bartjen sa më të lehtë të kompetencave që tani ka EULEX-i në kuadër të këtyre departamenteve, tek stafi vendor profesional.  

Foto Galeria

Skip to content