Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Brdo afer Kranjit në Slloveni

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Brdo afer Kranjit në Slloveni

Prishtinë, 15/04/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po merr pjesë në “Konferencën për Ballkanin Perëndimor, përkitazi me përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale dhe të asetëve të përfituara nga veprimtaria kriminale, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë, e ku po marrin pjesë Ministrat e Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministri i Drejtësisë, njëherësh Kryeprokuror i SHBA-ve, Eric H. Holder .

Konferenca është hapur nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor dhe do të zgjat dy dite.

Në sesionin e parë të saj, konferenca punimet i fillojë me fjalimin e ministri Kuçi, ku ai shpalosi punët që janë duke u bërë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, në funksionimin sa më të mirë të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, në fushën e sistemit të drejtësisë.

“Kosova është një shtet i ri i pavarur dhe është në proces të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe në këtë drejtim, ne çmojmë përvojat tuaja pozitive. Jemi të gatshëm për të bërë rregullimet e domosdoshme në mënyrë që të përgatisim rrugën tonë drejt bashkëpunimit, koordinimit dhe integrimit. Gjithashtu jemi të gatshëm politikisht dhe me kapacitete profesionale, t’i marrim të gjitha përgjegjësitë e domosdoshme për të mirën e qytetareve të Kosovës, drejtësisë së Kosovës, qytetareve të rajonit dhe me gjerë.  Siç jeni në dijeni, rajoni ynë ka qenë i përfshirë në konflikte dhe problem në një të kaluar jo të largët dhe ne nuk duam që kjo të përsëritet.”, tha ministri Kuçi.

Ministri Kuçi foli edhe për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me EULEX-in, duke thënë së kontributi i tyre këshillëdhënës, është një ndihmë e madhe për Kosovë.

Ndërsa, sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një sfidë e madhe si për Kosovën ashtu edhe për rajonin, Ministri Kuçi tha: “për të qenë të suksesshme në këto sfida dhe shqetësime, bashkëpunimi rajonal është krucial”.

Me këtë rast, ministri Kuçi tha së Kosova si shtet i ri kërkon mbështetje të vazhdueshme nga të gjitha institucionet relevante evropiane, pasi që reformat institucionale dhe legjislative janë prioritet mbi prioritetet e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, gjatë një dreke të përbashkët, ministri Kuçi ka zhvilluar një takim me Ministrin e Drejtësisë, njëherësh Kryeprokurorë i SHBA-ve, Eric H. Holder, me të cilin kanë shkëmbyer informacione dhe kane shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët të dy vendeve, kurse raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-së, i kanë cilësuar si të shkëlqyeshme.  

Foto Galeria

Skip to content