Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim, një delegacion të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim, një delegacion të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës

Prishtinë, 13/05/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në takim, një delegacion të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Republikës së Kosovës.

Në takim ku merrnin pjesë edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiç, është biseduar për kërkesat dhe shqetësimet e pensionistëve të Kosovës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për problemet e tyre.

Nga ana e Qeverisë së Kosovës, ministri Kuçi, ka ritheksuar edhe njëherë përpjekjet që po bën Qeveria, për përmirësimin e kushteve edhe për këtë kategori të respektuar të shoqërisë, e cila ka dhënë kontribut të madh, në të gjitha proceset historike në të cilat ka kaluar Kosova.

Ai ka premtuar së Qeveria do të përshpejtojë miratimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Finacuara nga Shteti, duke marrë në konsideratë edhe vërejtjet dhe sugjerimet e pranueshme të ekspertëve të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.

Në parim, të dyja palët janë pajtuar që të ecet përpara më miratimin e Ligjit, si mënyra me mirë për rregullimin e kësaj çështjeje. 

Delegacioni i Pensionistëve edhe në këtë takim kanë ritheksuar kërkesat e tyre themelore, që Ligji të përcaktojë qartë statusin e pensionistëve kontributpaguesë, që të caktohet paga bazë dhe të bëhet kategorizimi i pensioneve, po ashtu, ata kanë kërkuar që harmonizimi i pensioneve të përcjellë mesataren e pagave në nivel vendi, nga viti paraprak.

Të dyja palët janë pajtuar, që nga java e ardhshme të takohen edhe në nivel ekspertësh nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që të përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. 

Foto Galeria

Skip to content