Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim zyrtarin për Sundim të Ligjit në Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian (KE), Lukas Holub, dhe me Cindy van Den Boogert, e cila do ta zëvendësoi zyrtarin Holub në këtë pozitë.
Në këtë takim, u shpreh gatishmëria e KE-së dhe e Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Prishtinë, për avancimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, veçanërisht ndihma që do të ofrohet nga ekspertet e KE-së, në grupet punuese për plotësimin dhe amandamentimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Po ashtu, përfaqësuesit nga KE, premtuan ndihmë për zvogëlimin e lendeve të cilat janë në gjykatat e Kosovës, ndërsa, janë diskutuar nismat e plotësimit të Ligjit për Prokurim Publik dhe futjes së e-prokurimit, që do të jetë me standardet më të avancuara dhe në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Unionit Evropian.
Gjatë këtij takimi, thekës i veçantë iu kushtua Raportit të Progresit për vitin 2011 dhe të arriturave të Kosovës në fushën e drejtësisë.