Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takime të ndara Ambasadori e Kroacisë dhe atë të Çekisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takime të ndara Ambasadori e Kroacisë dhe atë të Çekisë

Prishtinë, 21/04/2011

 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takime të ndara ambasadorin e Kroacisë,  Zoran Vodopija dhe ambasadorin e Çekisë, Jiri Dolezel.

Në takim me ambasadorin Vodopija, ministri Kuçi, bisedojë për mundësin e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kroacisë, në të gjitha fushat, e veçanërisht në fushën e drejtësisë.

Në këtë takim, ministri Kuçi dhe ambasadori Vodopija, u pajtuan që në mes të Kosovës dhe Kroacisë, të fillojnë sa me shpejt negociatat deri në arritjen e lidhjes së marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale. Me këtë rast, ambasadori kroat ftojë ministrin Kuçi për vizitë në Kroaci, ku edhe do të diskutohej për finalizimin e këtyre marrëveshjeve.

Po ashtu, ministri Kuçi kërkojë nga ambasadori Vodopija, që të shikohet mundësia që në mes të dy vendeve, të bisedohet edhe për mundësin e nënshkrimit të marrëveshjeve në çështje civile.

Në takimin e zhvilluar në mes të ministrit Kuçi dhe ambasadorit të Dolezel, janë diskutuar mundësit e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Çekisë, në fushën e drejtësisë, industrisë dhe ambientit.

Ndërsa, ambasadori Dolezel, premtojë vazhdimin e përkrahjes nga Qeveria e Çekisë për Republikën e Kosovës.  

Foto Galeria

Skip to content