
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.
Pas takimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se ka falënderuar ambasadorin Brieger, për ndihmën që ka dhënë dhe është duke e dhënë Qeveria e Austrisë për Qeverinë e Kosovës në shumë fusha, sidomos për ndihmën që ka dhënë në fushën e sundimin e ligjit, duke shtuar së në takim është biseduar edhe për mundësit e bashkëpunimit në fushën e Ndihmës Juridike në Çështjet Penale, si dhe në fusha tjera në interes të dy vendeve.
Ndërsa ambasadori Brieger, rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë austriake për vazhdimin e përkrahjes për Republikën e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në shumë fusha tjera të interesit të përbashkët.