Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, takoi ambasadorin e Maqedonisë dhe ambasadoren e Turqisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, takoi ambasadorin e Maqedonisë dhe ambasadoren e Turqisë

Prishtinë, 16/03/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takime të ndara ambasadorin e Maqedonisë, Stojan Karajanov dhe ambasadoren e Turqisë, Songül Ozan.

Në takimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me ambasadorin maqedon, Stojan Karajanov, u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë. Me këtë rast, ambasadori Karajanov shprehi gadishmërin e shtetit maqedon që ta ndihmojë Kosovës në disa fusha të sistemit të drejtësisë, siç është sistemi i noterisë dhe shërbimit korrektues. Po ashtu ai premtoi ofrimin e përvojave të Maqedonisë lidhur me bisedimet me Bashkimin e Evropian sa i përket ekstradimit, pasi Maqedonia ka të lidhur marrëveshje për ekstradim me Bashkimin Evropian.

Po në këtë takim, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe ambasadori Karajanov, u pajtuan që deri në fund të këtij muaji, Kosova dhe Maqedonia të lidhin tri marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, 
marrëveshje të cilat do të nënshkruhen nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Mihajllo Manevski.

Edhe në takimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, me ambasadoren turke, Songül Ozan, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë, sidomos bashkëpunimin në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.  

Foto Galeria

Skip to content