Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Sllovenisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Sllovenisë

Prishtinë, 21/03/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Jozef Hlep.

Në këtë takim, ambasadori Hlep përcjelli ftesën e ministrit të Drejtësisë së Sllovenisë, Alesh Zalar, për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në Konferencën e Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë, me 14 dhe 15 prill të këtij viti.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, pranoi me kënaqësi ftesën e homologut të tij slloven dhe konfirmoi pjesëmarrjen në këtë konferencë, në të cilën do të bisedohet për nevojën e ngritjes së një sistemi efektiv në fushën e luftimin të krimit të organizuar, në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Foto Galeria

Skip to content