Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me Drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me Drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 01/04/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me drejtorin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi.

Në këtë takim, u bisedua për mundësit e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe për ngritjen e kapaciteteve punuese në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës.

Temë tjetër e këtij takimi, ishte edhe mundësia e ndihmës në funksionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Institutit Gjyqësor të Kosovës, ndihmë që do të ofrohet edhe me anë të bashkëpunimit që do të bëhet me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Foto Galeria

Skip to content