Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me kryetaren e Gjykatës Supreme, njëherësh kryetare e Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Vesna Medenica

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me kryetaren e Gjykatës Supreme, njëherësh kryetare e Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Vesna Medenica

Prishtinë, 04/07/2011

Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë të Republikës së Kosovë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Supreme, njëherësh kryetare e Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Vesna Medenica.

Në takimin e zhvilluar në mes të ministrit Kuçi dhe kryetares Medenica, u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, në fushat e sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë në fushën gjyqësore.

Me këtë rast, ministri Kuçi falënderoi kryetaren Medenica për pritjen që i është bërë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe tha së bashkëpunimi dhe përvojat e mira të sistemit të drejtësisë së Malit të Zi, do të jenë të mirëseardhura për Kosovën. 

Ndërsa, kryetarja Medenica tha së bashkëpunimi i mirë në fushat e sistemit të drejtësisë, është i dobishëm në eliminimin e sfidave gjyqësore për të dyja vendet.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që edukimi i mirëfilltë i gjyqtarëve, është i rëndësisë së veçantë në krijimin e një sistemi funksional të drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content