Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me kryetarin e Odes së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me kryetarin e Odes së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha

Prishtinë, 11/03/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me një delegacion të Odes së Avokatëve të Kosovës (OAK), të kryesuar nga kryetari Musa Dragusha.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, pas këtij takimi tha së Oda e Avokatëve të Kosovës do të jetë pjesë e rëndësishme e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë. “Ne kemi një kategorizim të mirë kushtetues për Oden e Avokatëve të Kosovës, kemi një ligj të mirë për këtë institucion dhe natyrisht si pjese të trajtimit të tërësishëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë, pa dilemë një hallkë e fuqishme është edhe Oden e Avokatëve të Kosovës. Unë i ftova për një bashkëpunim të plotë me Ministrinë e Drejtësisë, në veçanti në sferën e reformës ligjore që do ta bëjmë, ku në çdo komision do të flitet dhe punohet për ligjet në Ministrin e Drejtësisë, Oda e Avokatëve do t’i ketë përfaqësuesit e vet, do të kenë përfaqësim të denjët edhe në procesin e ndërmjetësimit, të përmbaruesve, por njëkohësisht edhe në procesin e noterisë. Ajo çka mund të them është se ideja ime për ta zhvilluar një Këshill Konsultativ  për Drejtësi, ideja ime për ta themeluar një Institut për Studimet e Krimeve të Luftës dhe proceset tjera në reformim në sistemin e drejtësisë, pa dilemë përfaqësim të denjët do të ketë edhe të Odes së Avokateve të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Ndërsa, kryetari i OAK-ut, Musa Dragusha tha së sistemi i drejtësisë duhet t’i merr përmbi vete përgjegjësit në mënyrë që të krijoj besimin e humbur të qytetarët. “Ky takim është pjesë e bashkëpunimit të rregullt të Odes së Avokatëve të Kosovës, me Qeverinë e  Kosovës. Oda e Avokatëve është pjesë e reformave të përgjithshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Definitivishtë është e qartë së drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, duhet plotësisht t’i marrin mbi vete përgjegjësit që këtë sistem ta reformojnë plotësisht,  që sistemi t’i shërbej nevojave të komunitetit, që të mos t’i shërbej vetvetes, në mënyrë që të krijohet besimi i humbur të komuniteti” tha kryetari OAK-ut, Musa dragusha.

Sipas zëvendëskryeministrit  dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Oda e Avokatëve të Kosovës, ka një përformancë të mirë, ka njerëz profesional, andaj ai shprehu bindjen e tij për punë të përbashkët në ngritjen e performancës të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content