Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti sot në një takim, një grup studentësh të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët u renditën në mesin e pesëmbëdhjetë universiteteve më të mira për shkrimin e tyre akademik, në garën e famshme ndërkombëtare për drejtësi “Williem C. Vis International Commercial Arbitration Moot”, që mbahet në Vjenë të Austrisë.
Ministri Kuçi, pasi përgëzoi studentët për çmimin e fituar, ju premtoi atyre edhe 3 muaj punë praktike në Ministrinë e Drejtësisë, po ashtu, përveç mbështetjeve financiare që ky grup studentësh kanë pasur nga Ministria e Drejtësisë, ministri Kuçi, tha së në garën e vitit të ardhshëm, do t’i mbështes financiarisht edhe një grup prej 15 studentëve.
Grupi i studentëve, i përbërë nga Dafina Buçaj, Visar Ramaj, Kushtrim Palushi, Dardan Makolli, Flaka Braha, Timur Ramiqi e Marigona Hoti, nën udhëheqjen e Vjosa Osmanit dhe Donikë Qerimit, pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, morën çmimin “Honorable Mention Award”, i cili ipet për nder të shkrimit të memorandumeve, me të cilin u veçuan nga rreth 300 universitetet më me famë në botë, përfshirë këtu Univeristetet si Harvad, Yale, Oxford, Columbia etj.