Pas përfundimit të kontrollimit të testeve me shkrim të provimit të noterisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me përfaqësuesit e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Giuseppe Ramondeli dhe Antonio Ioli.
Pas takimit, ministri Hajredin Kuçi, tha së funksionalizimi i sistemit të noterisë, është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë.
“Dua të them së është prioritet mbi prioritetet themelimi i sistemit të noterisë, kjo që e bëjmë sistemin e noterisë me vonesë për dallim nga vendet tjera, nuk na largon prej përgjegjësisë që të bëjmë një sistem të mire. Unë kam pasur besimin e plotë në komisionin vendor të noterisë, për punën që kanë bërë, por gjithsesi kam dashur që të kem bekimin edhe të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë. Ne do të vazhdojë bashkëpunimin me këtë unionin edhe në fazën e përgatitjes së provimit me gojë, por edhe në fazën e implementimit të plotë të këtij projekti. Si Ministër i Drejtësisë, nuk do të certifikojë asnjë noter i cili nuk do të merr bekimin edhe të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë”, tha ministri Kuçi dhe shtoi, së beson që brenda këtij viti do të fillojë sistemi i noterisë në Republikën e Kosovës.
Ndërsa, përfaqësuesi i Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Giuseppe Ramondeli , shprehu kënaqësinë dhe përkushtimin e tij, për të ndihmuar funksionalizimin e sistemit të noterisë në Kosovë.
“Jemi shumë të kënaqur që jemi ftuar këtu, si ekspert të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, për të ndihmuar këtë sistem në Kosovë dhe për të ndihmuar komisionin vendor, në vlerësimin e kandidatëve për noter. Ne jemi të bindur që vendosja e sistemit të noterisë në Kosovë, është shumë e rëndësishme për punën dhe jetën e përditshme këtu. Në testet me shkrim që kishin bërë kandidatët, kemi gjetur shumë punime të mira, që tregon që kemi kandidat të mirë për noter dhe jemi të bindur që komisioni vendor në provimin me gojë, do t’i zgjedh kandidatët më të mirë, për tu bërë noterët e parë të Kosovës”, tha Ramondeli.
Ministri Kuçi po ashtu kërkojë ndihmën e Unionit ndërkombëtar të Noterisë, në themelimin e Akademisë së Studimeve të Drejtësisë, për prokuror, gjyqtar, noter dhe ndërmjetësues.