Skip to content
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë prof. Dr. Hajredin Kuçi u takua me shefin e UNHCR-së, z. Jo Hegenauer

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë prof. Dr. Hajredin Kuçi u takua me shefin e UNHCR-së, z. Jo Hegenauer

Prishtinë, 06/06/2011

Një delegacion nga UNHCR-ja, i kryesuar nga shefi i UNHCR-së, z. Jo Hegenauer, vizituan sot Ministrinë e Drejtësisë, ku u pritën nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe UNHCR-së. 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Kuçi njoftoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në krijimin e kushteve dhe sigurimit të ambientit të përshtatshëm për kthim të qëndrueshëm për të gjithë personat e zhvendosur nga Kosova.  

Ndërkaq, shefi i UNHCR-së, z. Jo Hegenauer premtoi bashkëpunim të plotë të UNHCR-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Skip to content