Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka vizituar të burgosurit, të cilët sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë filluar grevën e urisë, me kërkesë për nxjerrjen e Ligjit për Amnisti.
Pas këtij takimi, 12 përfaqësuesit e të burgosurve grevist janë pajtuar që ministri Kuçi të kërkojë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetari i Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami dhe të gjitha partitë politike parlamentare, që në amandamentimin e Kushtetutës të përfshihet edhe Instituti i Amnistisë dhe më pas të procedohet me nxjerrjen e Ligjit për Amnisti.