Për nder të 8 marsit “Ditës së Gruas”, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku të gjitha femrave që vuajnë dënimin në këtë qendër, ua uroj 8 marsin, ditën e gruas.
Më këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha: “Shpreha dëshirën për t’ju takuar sot, njëherësh për t’ju uruar 8 marsin. Unë jam njeri prej atyre njerëzve që mendojnë që ligji duhet të sundohet me ligj. Ju i keni objektivat dhe qëllimet e juaja për jetë. Ju i keni obligimet e juaja përball ligjit, por ne e kemi obligim që Ju t’i keni liritë dhe të drejtat e plota, uroj që shumë shpejt, pasi t’i përfundoni obligimet ligjore t’i ktheheni jetës suaj, të vazhdoni jetën tuaj, të jeni pjesë e mire e shoqërisë tonë”.
Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ai së bashku më bashkëpunëtorët e tij dhe me organizatat joqeveritare, do të punojnë që të monitorohen të drejtat e të burgosurave, që ato të kenë të drejta të plota, ashtu siç janë të parapara me ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare.