Në një takim të zhvilluar me u.d. Sekretarin e Përgjithshëm, dhe me Drejtoret e Departamenteve të Ministrisë së Drejtësisë, zëvendëskryeministri, Dr. Hajredin Kuçi, filloj punën si ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Me të filluar punën si Ministër i Drejtësisë, Dr. Hajredin Kuçi, tha së ka pranuar këtë përgjegjësi vetëm që drejtësia e Kosovës të shtyhet një hapë para.
Ai me këtë rast falënderoi ish Ministrat e Drejtësisë për punën e bërë, dhe ofroi bashkëpunimin e plotë të tij dhe kabinetit të tij, për gjithë stafin e Ministrisë. Po ashtu, ministri Dr. Hajredin Kuçi, kërkoi përkushtim të plotë të stafit të Ministrisë.