Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Ministri Rexhepi kanë udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel

Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Ministri Rexhepi kanë udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 28/03/2012

Me ftesë të Shefit të Operacioneve Civile të Komisionit Evropian, Hansjorg Haber dhe Drejtorit të Drejtorisë për Menaxhim të Krizave dhe Planifikim, Walter Stevens, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sot kanë udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë kësaj vizitë do të diskutohet për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in, për transferimin e kompetencave nga EULEX-i në institucionet vendore dhe për funksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Po ashtu, gjatë vizitës pritet që Zëvendëskryeministri Kuçi të zhvillojë takime me ambasador të shteteve të Bashkimit Europian të akredituara në Bruksel.

Foto Galeria

Skip to content