Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi do të merr pjesë në konferencën “Trashëgimia Globale e Tribunalit të Hages” dhe në “Forumin Crans Montana”

Zëvendëskryeministri Kuçi do të merr pjesë në konferencën “Trashëgimia Globale e Tribunalit të Hages” dhe në “Forumin Crans Montana”

Prishtinë, 11/11/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, nga data 15 deri me 19 nëntor 2011, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Hagë (Holandë) në Gjenevë (Zvicër). 

Më datën 15 dhe 16 nëntori, Zëvendëskryeministri Kuçi do të qëndrojë në Hagë, ku do të merr pjesë në konferencën “Trashëgimia Globale e Tribunalit të Hagës”, po ashtu, gjatë qëndrimit në Holandë, ai do të zhvillojë disa takime në Ministrinë e Drejtësisë së këtij vendi.

Ndërsa, nga data 16 deri me 19 nëntor, Zëvendëskryeministri Kuçi do të merr pjesë në “Forumin e Crans Montana” në Gjenevë, ku do të diskutohet për krimet transnacionale dhe për sigurinë globale e vendore, ku më datën 18 nëntor, si panelist do të mbajë një fjalim në këtë forum.

Foto Galeria

Skip to content