Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi është takuar me Joost Korte, Zëvendës Drejtor Gjeneral për Zgjerim në KE

Zëvendëskryeministri Kuçi është takuar me Joost Korte, Zëvendës Drejtor Gjeneral për Zgjerim në KE

Prishtinë, 12/02/2013

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, dje ka pritur në takim, Joost Korte, Zëvendës Drejtor Gjeneral për Zgjerim në Komisionin Europian, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Komisionin Europian.

Po ashtu u bisedua rreth takimit për Dialogun e Strukturuar dhe sfidat që dalin në fushën e rëndit dhe ligjit, ndërsa Ministri Kuçi paraqiti pikat në të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i ka përmbushur kriteret afatshkurtra të dala nga Raporti i Fizibilitetit.

Temë tjetër e takimit ishte edhe përgatitjet që janë bërë për dy takimet e rëndësishme që do të zhvillohen, ai për Liberalizim të Vizave dhe për Dialogun e Strukturuar për Rend dhe Ligj.

Foto Galeria

Skip to content