
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, gjate qëndrimit në Gjenevë takoi themeluesin dhe Drejtuesin Ekzekutiv të Forumit Crans Montana, Jean-Paul Carteron.
Në takim ata diskutuan për mundësin e angazhimi më të theksuar të Kosovës në aktivitetet e Forumit Crans Montana. Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu vullnetin e tij të plotë për të organizuar një sesion të Forumit Crans Montana në Prishtinë. Ky vullnet i shprehur i Zëvendëskryeministrit Kuçi gjeti mbështetjen e themeluesit të Forumit, Jean Paul Carteron.
Me këtë rast, ata u pajtuan për organizimin e një sesioni të këtij forumi prestigjioz dhe me ndikim në rajone të shumta dhe të ndryshme të Botës, ku në Kosovë do të ftohën mysafirë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Botës.