
Më këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi kërkojë nga kandidatët që pas përfundimit të provimit të jurisprudencës të kryejnë punën me ndërgjegjeje të plotë dhe t’i ndihmojnë drejtësisë në Kosovë. “Provimi i jurisprudencës është në fazën e zhvillimit të mëtejmë, andaj unë dua të them se ndihem jashtëzakonisht mirë më punën që po e bënë komisioni për provimin e jurisprudencës për përgatitjen e kandidatëve të ri për gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe për fusha të tjera të drejtësisë, çka ne po e përgatisim do të thosha lëndën e parë për të furnizuar sistemin gjyqësorë dhe prokurorial. Ju dëshirojë shumë suksese, punë të mbarë dhe mbi gjitha ju dëshirojë që pas përfundimit të këtij provimi, të kryeni punën tuaj me ndërgjegjeje të plotë, t’i ndihmoni drejtësisë në Kosovë dhe të jeni shembull i mirë i kësaj drejtësie”, tha Kuçi.
Ndërsa, Kryetari i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, Rexhep Haxhimusa, tha se në masë të madhe është i kënaqur me punën që kanë bërë deri me tani. Sipas tij, për 10 vite të mbajtjes së këtij provimi janë testuar mbi 3 mijë kandidatë, ku kalueshmëria sillet rreth 55 përqind.
Sipas Ligjit për Provimin e Jurisprudencës, brenda vitit provimi mbahet tri herë, ndërsa në këtë afat, provimit i janë nënshtruar 75 kandidatë.