
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të lartë për bashkëpunim me Bashkimin Evropian (BE) dhe me institucionet e BE-së që veprojnë në Kosovë, ku do të diskutohen çështje të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për statusin e dialogut për liberalizimin e vizave nga perspektiva e drejtësisë.
Ndërsa, në takime të nivelit të lartë të BE-së, zëvendëskryeministri Kuçi pritet të diskutojë tema të cilat lidhen me dinamiken e zhvillimeve të fundit në vendin tonë dhe të tjera që planifikohen të zhvillohen.