Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel

Zëvendëskryeministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel

Prishtinë, 19/12/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Kryeprokurori, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kanë udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel, më ç’rast do të takojnë zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

Gjatë kësaj vizite, ku do të takohen me Shefin e Operacioneve Civile të Komisionit Evropian, Hansjorg Haber dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Menaxhim të Krizave dhe Planifikim, Walter Stevens, do të diskutojnë çështje të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe tema të cilat lidhen me zhvillimet në vendin tonë dhe të tjera që planifikohen të zhvillohen.

Foto Galeria

Skip to content