Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Zëvendëskryeministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë, 15/01/2013

 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë kësaj vizitë, Zëvendëskryeministri Kuçi do të këtë një varg takimesh me personalitete të ndryshme. Ai do të takohet me Helen Grand, Nënsekretare e Shtetit për Drejtësisë dhe me Ministrin për Europën në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, do të ketë një takim me David Clark, nga Grupi për Siguri dhe Drejtësi i Zyrës për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. 

Zëvendëskryeministri Kuçi gjatë kësaj vizite do të merr pjesë edhe në konferencën Wilton Park “Drejtësia Tranzicionale Integruese, Siguria dhe Zhvillimi”, e cila organizohet me mbështetjen e Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme dhe Departamenti Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës. Në këtë konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi do të flasë në kuadër të temës “Integrimi i drejtësisë, sigurisë dhe zhvillimit: sfidat dhe mundësitë nga perspektiva e përvojave të vendeve të ndryshme”.  

Foto Galeria

Skip to content