Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA

Zëvendëskryeministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në SHBA

Prishtinë, 14/09/2012

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në konferencën e organizuar nga Programi i partneritetit në mes të shtetit Iowa dhe shtetit të Kosovës”.

Para të pranishmëve të kësaj konference, Zëvendëskryeministri Kuçi do të paraqitet me temën “Republika e Kosova sot dhe në të ardhmen”, po ashtu, ai do të jetë pjesë e panelit ku do të diskutohet për sundimin e ligjit në Kosovë.

Në këtë konferencë në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të trajtohen temat si: sundimi i ligjit, siguria, avancimi i FSK-së, ekonomia, shëndetësia, bujqësia, turizmi etj.

Foto Galeria

Skip to content