Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka vizituar vendin ku është duke u ndërtuar Pallati i Drejtësisë, me ç’rast ka shprehur keqardhjen për avarin që ka ndodhur.
Ministri Kuçi me këtë rast ka falënderuar zjarrfikësit për punën që kanë bërë në ndaljen e zjarrit, ndërsa nga organet përgjegjëse ka kërkuar të bëhen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkakun e shpërthimit të zjarrit.
Po ashtu, Ministri Kuçi ka thënë se punimet në Pallatin e Drejtësisë duhet të përfundojnë në afatet e parapara dhe me cilësi, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal nga punëkryersi, por edhe nga mbikëqyrësit, Komisioni Evropian dhe Ministria e Administratës Publike.