Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi kërkojë mbështetje të kapaciteteve, në kuadër të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri Kuçi kërkojë mbështetje të kapaciteteve, në kuadër të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 10/11/2011

Në ditën e dytë të konferencës “Prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe Nevoja e Zhvillimit të Kapaciteteve”, e organizuar nga Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me projekti CDF (Capacity Development Facility), si inicativë e përbashkët e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), në të cilën Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, kryesojë njërën nga panelet, ku u diskutua kontributi i deritashëm i projektit CDF dhe e ardhmja e zhvillimit të kapaciteteve për Qeverinë e Kosovës.

Në fjalën e tij në ditën e dytë të kësaj konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se projekti CDF i është përgjigjur nevojave të kohës, rrjedhimisht nevojave të Qeverisë së Kosovës. ”CDF ka ofruar ndihmë për të gjitha fushat që Qeveria e Kosovës i ka shikuar si prioritet, por pa lënë anash edhe fushat tjera, të cilat ndonëse nuk kanë qenë në krye të listës sonë prioritare, megjithatë kanë luajtur një rol fundamental në plotësimin e hallkave të qeverisjes. Kjo ka treguar gatishmërinë e këtij projekti për të dëgjuar me vëmendje Qeverinë tonë, për të analizuar në hollësi nevojat e kohës dhe të tregut të punës, për të ndihmuar pa kusht aty ku është nevoja dhe për të bashkëpunuar me të gjithë faktorët relevantë ndër vite. Andaj, Qeveria e Kosovës u është tejet mirënjohëse për bashkëpunimin, fleksibilitetin që keni treguar dhe të qenit gjithnjë në hap me nevojat e kohës”, tha Kuçi.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi, pasi kërkojë nga donatorëve për të përkrahur këtë projekt, në emër të Qeverisë së Kosovës kërkojë që vëmendje të veçantë t’i kushtohet prioriteteve të Qeverisë siç janë: sundimi i ligjit, integrimet evropiane, zhvillimi ekonomik dhe reformimi i administratës publike. “Për këto fusha Qeveria e Kosovës ka përcaktuar objektivat e veta, të cilat kanë nevojë të mbështeten nga ekspertë të këtyre fushave. Krijimi i mekanizmit të mbrojtjes së dëshmitarëve, implementimi i legjislacionit anti-korrupsion, forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, zvogëlimin e ekonomisë informale, rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, bashkëpunimin rajonal dhe organizmat financiare ndërkombëtare, zhvillimin e resurseve energjetike, rritja e konkurrentshmerisë, fuqizimi i sektorit privat, gjenerimi i punësimit, përmirësimi i imazhit të Kosovës për investime dhe ambienti i sigurt dhe stabil për biznes, është e domosdoshme të përkrahen me ekspertize në formë këshillimi”, tha Zëvendëskryeministri Kuçi.

Foto Galeria

Skip to content