
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në ditën e parë të vizitës në Bruksel, sot u takua me shefin e Operacioneve Civile të Komisionit Evropian, Hansjorg Haber, me të cilin ka diskutuar disa nga çështjet aktuale në vendin tonë dhe për politikat e përbashkëta të Unionit Evropian.
Gjatë këtij takim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në fushën e sundimit të ligjit në mes të institucionevë të Kosovës dhe EULEX-it, ngritjen e kapaciteteve të institucioneve kosovare dhe aftësimin e tyre sipas standarteve të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua për koordinimin e plotë në arritjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës, si preokupim dhe sfidë e përbashkët e të dyja palëve.