
Në kuadër të prezantimit, Zëvendëskryeministri Kuçi prezantojë të arritura dhe sfidat e Kosovës në fushën e integrimit, demokratizimit, anëtarësimit në organizata ndërkombëtar, sundimit të rendit e ligjit, dialogut teknik me Serbinë, ekonomisë, strategjisë anti-korrupsion dhe veriut të Kosovës.
Sa i përket veriut të Kosovës, Zëvendëskryeministri Kuçi tha: “Çështja e veriut të Kosovës mbi të gjitha është çështje e rendit dhe ligjit, e ndaljes se kontrabandës dhe trafikimit ilegal, e krimit të organizuar që funksionon në emër të një “kauze” e që mbështetet nga qarqe në Serbi”.
Në vazhdim të fjalimit të tij në këtë samit, Zëvendëskryeministri Kuçi, audiencës se përfaqësuar në nivel ministrash dhe strukturave të larta qeverisëse të shumë vendeve të botës, ju drejtua me ftesën që ato vende që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë atë, sepse Pavarësia e Kosovës është dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti, sigurie dhe ka rritur nivelin e bashkëpunimit rajonal.
Në përfundim të vizitës, Zëvendëskryeministri Kuçi realizojë takime të veçanta me personalitete të shumta, si dhe takoi bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në Zvicër.