Skip to content
Zëvendëskryeministri Kuçi priti Presidentin e Këshillit Evropian, Rompuy

Zëvendëskryeministri Kuçi priti Presidentin e Këshillit Evropian, Rompuy

Prishtinë, 01/07/2013

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy sot në mesditë ka arritur në Kosovë, ku në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është pritur nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti Van Rompuy do të takohet me krerët më të lartë të institucioneve vendore. Ai do të takohet me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. 
Vizita e Van Rompuy është e para pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës. 

Foto Galeria

Skip to content